E pritshme- Abdixhiku thotë se mbështet dhe vlerëson vendimin e Vjosa Osmanit për zgjedhje të reja
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas vendimit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarje të Kuvendit. Abdixhiku deklaroi se e mbështet dhe e mirëpret dekretin dhe qëndrimin e Osmanit. Ai deklaroi se LDK vlerëson përgjegjësinë dhe qartësinë kushtetuese t treguar në këtë vendim, në mbrojtje të rendit kushtetues dhe funksionimit normal të institucioneve. Reagimi…
Lajme
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas vendimit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarje të Kuvendit.
Abdixhiku deklaroi se e mbështet dhe e mirëpret dekretin dhe qëndrimin e Osmanit.
Ai deklaroi se LDK vlerëson përgjegjësinë dhe qartësinë kushtetuese t treguar në këtë vendim, në mbrojtje të rendit kushtetues dhe funksionimit normal të institucioneve.
Reagimi i plotë:
Mbështes dhe mirëpres, siç edhe pritej, dekretin dhe qëndrimin e Presidentes së Republikës Vjosa Osmani Sadriu, për shpërndarjen e Kuvendit.
LDK vlerëson përgjegjësinë dhe qartësinë kushtetuese të treguar në këtë vendim nga ajo, në mbrojtje të rendit kushtetues dhe funksionimit normal të institucioneve të Republikës.
Dështimi politik, bashkë me tendencat e rrezikshme të imponimit e improvizimit, nuk mund të prodhojnë as debate artificiale politike e as zvarritje procedurale që do ta shndërronin Republikën tonë në një vend pa norma dhe pa rregulla.
Në këtë frymë, jemi të gatshëm të marrim pjesë në konsultimet për caktimin e datës së zgjedhjeve dhe t’i drejtohemi qytetarëve për zgjidhjen e re demokratike.
Zgjedhjet nuk ishin asnjëherë alternativa e preferuar e LDK-së. Përkundrazi, ato ishin krejt të panevojshme dhe lehtësisht të shmangshme. Fatkeqësisht, apetitet për kapje njëpartiake të të gjitha pozitave shtetërore parandaluan çdo kompromis eventual. Tani vendimi i takon qytetarëve të Republikës së Kosovës. Në demokraci, fjala e fundit gjithmonë i takon sovranit./Lajmi.net/