E pikturon çiftin gjatë dasmës së tyre, artisti tregon vështirësitë gjatë procesit
Blerim Tmava është piktori kosovar i cili ka sjell një trend në dasmat kosovare. Përmes artit të tij, ai po arrin të pikturoj çiftin deri sa ata këndojnë, vallëzojnë e i shijojnë momentet e tyre më të mira. Se sa është e vështirë kjo, ai ka thënë se është shumë sfiduese kjo pasi ai duhet…
Lajme
Blerim Tmava është piktori kosovar i cili ka sjell një trend në dasmat kosovare.
Përmes artit të tij, ai po arrin të pikturoj çiftin deri sa ata këndojnë, vallëzojnë e i shijojnë momentet e tyre më të mira.
Se sa është e vështirë kjo, ai ka thënë se është shumë sfiduese kjo pasi ai duhet të përfundoj pikturën e tij brenda 4 orësh.
“Është sfiduese për një artist, por është edhe kënaqësi që të mund ta pikturosh një moment aq të veçantë të çiftit siç është dasma”, ka thënë ai deri sa ka treguar se ideja për të filluar këtë ka rrjedhur nga një çift i cili e ka ftuar në dasëm.
Ai ka treguar se pikturën dhe artin e ka pasion e profesion, pasi që nga fëmijëria e ka ditur se me çka do të merret në të ardhmen.
Video: