E pazakontë: Punëtori harron të lëshoj nxemjet në një shkollë në Obiliq, ndërpritet mësimi

Një rast i pazakontë ka ndodhur sot në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Pandeli Sotiri” në Komunën e Obiliqit. Punëtori përgjegjës për ngrohje, ka harruar t’i lëshoj ato me ç’rast është ndërprerë mësimi, shkruan lajmi.net. Komuna e Obiliqit ka njoftuar se Drejtoria e Arsimit në këtë Komunë është njoftuar me vonesë. “Institucioni ka marrë…

Lajme

15/12/2025 16:38

Një rast i pazakontë ka ndodhur sot në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Pandeli Sotiri” në Komunën e Obiliqit.

Punëtori përgjegjës për ngrohje, ka harruar t’i lëshoj ato me ç’rast është ndërprerë mësimi, shkruan lajmi.net.

Komuna e Obiliqit ka njoftuar se Drejtoria e Arsimit në këtë Komunë është njoftuar me vonesë.

“Institucioni ka marrë masat e nevojshme për të parandaluar përsëritjen e rasteve të tilla dhe për të siguruar zhvillimin normal të procesit mësimor nē ditët nē vijim. Kërkojmë ndjesë për shqetësimin e shkaktuar dhe ju falënderojmë për mirëkuptim!”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/ 

Njoftimi i plotë: