E para që e zbuloi koronavirusin, virologia kineze jep një paralajmërim të ri

Shi Zhengli, virologe e njohur botërore, njëkohësisht edhe shkencëtare e cila izoloi kodin gjenetik të koronavirusit, është e njohur si gruaja lakuriqe, për shkak prej vitesh ka hulumtuar dhe studiuar për lakuriqët, tek te cilit është formuar virusi.

Bota

18/11/2020 10:37

Sëmundja doli të jetë ajo që besohej se ishin rastet e para të njohura të Covid-19, koronavirusit që tani ka marrë jetën e më shumë se një milion njerëzve në të gjithë botën. Ishte 30 dhjetor i vitit të kaluar dhe brenda vetëm disa ditësh virologia me famë botërore kishte zbuluar kodin gjenetik për Covid-19.

Sidoqoftë, këto raste nuk mund të kenë qenë të parat pasi një raport pretendon se një 55-vjeçar nga provinca Hubei në Kinë ishte në të vërtetë pacienti zero më 17 nëntor një vit më parë sot.

Përmendjen e simptomave të koronavirusit si për shembull, ‘mungesa e  frymëmarrjes’ dhe ‘SARS’ dhanë gjithashtu në WeChat mesazhe (shërbimi kinez i mesazheve) i treguan OBSH-së se infeksioni vetëm kishte filluar të përhapet.

Një vit më parë, Shi Zhengli ishte në një konferencë ku mori një telefonat, duke i sugjeruar asaj që të kthehet sepse dy paciente ishin me ndezje të mushkërive.

Gjatë hulumtimit, shkencëtarët kanë zbuluar se një nga shpellat në Kinë konsiderohej si burimi i infeksionit, apo epiqendra e SARS-it, ku edhe paraqiste rrezik shumë të madh sepse brenda asaj shpelle kishte miliona lakuriqë dhe gjasa që virusi të shfaqte mutacion ishin shumë mëdha.

Për dy muaj 56-vjeçarja mezi u largua nga laboratori i saj ndërsa punonte 24 orë për të zbuluar gjithçka të mundshme në lidhje me virusin e ri ku edhe ka shtuar se pandemi të tilla vdekjeprurëse do të ketë në të ardhmen, shkruan Mirror, transmeton Express.