Vrasja e 18 vjeçarit në Gjakovë, ndalohet për 48 orë i dyshuari – Detaje nga Prokuroria

Një vrasje e rëndë ka ndodhur dje në Gjakovë, ku për pasojë ka humbur jetën një 18 vjeçar. Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML në Prishtinë, ndërsa është iniciuar rast për veprën penale “vrasje e rëndë”. “Është arrestuar personi i dyshuar me inicialet…

Lajme

08/06/2026 09:35

Një vrasje e rëndë ka ndodhur dje në Gjakovë, ku për pasojë ka humbur jetën një 18 vjeçar.

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML në Prishtinë, ndërsa është iniciuar rast për veprën penale “vrasje e rëndë”.

“Është arrestuar personi i dyshuar me inicialet I.S. dhe me vendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë. Brenda afatit ligjor, do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente. Prokurori i Shtetit në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe duke mbledhur provat relevante lidhur me këtë rast”, thuhet në komunikatë.

Në lidhje me rastin detaje ka dhënë edhe Policia e Kosovës në raport 24 orësh.

“Gjakovë 07.06.2026 – 21:32. Lidhur me rastin raportohet se disa persona janë përfshirë në një përleshje, ku si pasojë një person mashkull kosovar ka marr plagë dyshohet nga mjeti I mprehtë. I njejti është dërguar në qendrën emergjente për trajtim, ku nga mjeku kujdestar është konfirmuar se si pasojë e plagëve të marra personi kishte ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit një person është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Lajmi.net/