E papritur, Camavinga afër të kompletojë kalimin te Real Madrid

Real Madrid ka bërë kthesë të papritur, duke provuar transferimin e talentit të Rennes, Eduardo Camavinga.

Sport

30/08/2021 23:20

Francezi e do largimin nga Rennes këtë edicion dhe më herët ishte në negociata me PSG-në dhe Manchester Unitedin, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, Reali ka befasuar të gjithë duke qenë në negociata të avancuara me lojtarin dhe marrëveshja mund të kompletohet brenda disa orëve.

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, Real Madrid është në negociata të avancuara me Rennes, derisa ka edhe ofertë zyrtare në tavolinë për Rennes.

Ndërkohë, mbetet të shihet nëse do arrihet kjo marrëveshja./Lajmi.net/