E nis me autobus

Shpend Ahmeti sot në mëngjes ka përdorur autobusin për të shkuar në punë, në ditën e parë të plotë si Kryetar i Komunës së Prishtinës.

Lajme

27/12/2013 09:17

Në ditën e parë të punës e mbajti një premtim.

Shpend Ahmeti ka përdorur transportin publik për të shkuar në zyrën e tij të re, në ndërtesën e Komunës së Prishtinës.

Shuam herë gjatë fushatës, Ahmeti kishte kritikuar paraardhësin e tij, Isa Mustafa se po përdor veturën zyrtare për të udhëtuar prej shtëpisë në zyrën e punës dhe anasjelltas.