E moshuara gjendet pa shenja jete në Prishtinë – Policia nis hetimet

Një grua e moshuar është gjetur pa shenja jete këtë të mërkurë në rrugën “Imzot Nikprelaj” në Prishtinë. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, e ka konfirmuar rastin për lajmi.net, duke bërë të ditur se informata është pranuar rreth orës 13:45. “Menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka dalë në…

Lajme

03/07/2025 23:01

Një grua e moshuar është gjetur pa shenja jete këtë të mërkurë në rrugën “Imzot Nikprelaj” në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, e ka konfirmuar rastin për lajmi.net, duke bërë të ditur se informata është pranuar rreth orës 13:45.

“Menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku janë ftuar edhe mjekët emergjent, të cilët kanë konstatuar se viktima, femër, rreth 80 vjeç, është pa shenja jete”, tha Borovci.

Aktualisht, njësitet policore janë duke trajtuar me kujdes të shtuar të gjitha rrethanat që karakterizojnë këtë ngjarje.

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërkohë që hetimet po vazhdojnë për të sqaruar shkaqet e vdekjes së të moshuarës./lajmi.net/