E mbani mend vajzën e vogël nga “Plazma”, shikoni se si duket sot! (Foto)
Aleksanda Nedoshan në vitin 1999 ishte përzgjedhur si imazh për reklamimin e keksëve “Plazma”... Dhe tani pas 16 viteve ajo ka folur për mediet serbe se si kishte ardhur deri tek ideja e reklamimit.

Lajme
Ajo vazhdimisht dukej e buzëqeshur në paketimin e keksëve për fëmijë dhe të rritur. Të gjithë e njohin si “Bambika”, kurse tregimi i saj i ngjanë më shumë një përralle, transmeton lajmi.net.
Për dallim nga bashkëmoshatarët e saj, ajo kishte një fëmijëri më ndryshe. Derisa bashkëmoshataret e saj kanë luajtur me kukulla, Aleksandra ka xhiruar reklama.
I gjithë tregimi i saj kishte filluar, kur në gazetë kishte dalë konkursi për përzgjedhjen e fëmijës “Bambi”, dhe natyrisht se prindërit e saj nuk kishin hezituar të dërgojnë në redaksi fotografinë e saj.
Ky konkurs kishte zgjatur plotë disa muaj, dhe për të kishte pasur interesim tejet të madh, pasi nëpër redaksi të gazetave ditore kishin shkuar mbi 2.000 fotografi të vajzave.
“Kam arritur të futem në listën e ngushtë të kandidateve, kurse finalja është mbajtur në qendrën Sava” në kuadër të konkursit të atëhershëm të popullarizuar “Tobogani Muzikor”. Atëherë jam shpallur fituese dhe nuk e dija se çfarë po më ndodhë sepse isha vetëm 4-vjeçe”, ka deklaruar Aleksandra.
Si shtatë vjeçare ajo u bë “vajza e plazmave”, derisa në vendlindjen e saj në Kikind të afërmit e saj edhe sot vazhdojnë ta quajnë “Bambika”. (lajmi.net)
