E mbani mend Kleon? Ai do të ecë sërish falë operacionit në këmbë (Foto)

“Do shes djalin e madh, që të shpëtoj të voglin”, ishte kjo deklarata që Bashkim Muça, babai i Kleos, 13 vjeçarit që kishte nevojë urgjente për një operacion në këmbë bëri përpara mediave, ku kërkonte ndihmë nga Ministria e Shëndetësisë.

Lajme

27/04/2016 15:42

Por një lajm i mirë vjen tashmë për 13 vjeçarin, i cili është operuar dhe do të fillojë të ecë sërish. Lajmin së bashku me disa foto i ka publikuar vetë spitali Amerikan, i cili mori përsipër operimin falas.

“Kleo do të ecë sërish vetë! Spitali Amerikan ka kthyer sërish shpresën dhe ka bërë të mundur shërimin e Kleos 13 vjeçar, i cili u operua 2 ditë më parë nga mjekët kirurgë ortopede me në krye Dr. Onder Delialoglu pranë Spitalit Amerikan. Sipas mjekëve, operacioni ka dalë me sukses, Kleo gezon shëndet te plote dhe shume shpejt do të jetë në gjendje t’i kthehet normalitetit dhe të ecë pa asnjë vështirësi”, shkruan spitali privat.

kleo1 kleo2 kleo3