Shabiu: Personat LGBTI janë prej grupeve më të shtypura në Kosovë

Emisioni Dokumentar “Pasojë” këtë javë sjell në spikamë problemet dhe sfidat me të cilat përballet komuniteti LGBTI në Kosovë, duke shtjelluar aspektin përmbajtësor, psiko-social, institucional, lajmi.net nëpërmjet këtij dokumentari synon të hedh dritë mbi (mos)heshtjen e këtij grupi shoqëror, të margjinalizuar, por të padorëzuar.

Lajme

05/07/2022 17:15

Marigona Shabiu nga YIHR KS ka thënë se komuniteti LGBT-i në Kosovë është komuniteti më i shtypur në shoqërinë kosovare.

“Personat LGBT në Kosovë janë një prej grupeve me të shtypura në shoqërinë tonë. Rrjedhimisht personat LGBT e gëzojnë nivelin me të ulët të respektimit të mbrojtjes së të drejtave të tyre. Personat LGBT diskriminohen shumë në shoqërinë tonë pra janë një prej grupeve në pozitën me të cenueshme për shkak të orientimit të tyre seksual, identiteteve të tyre gjinore nuk pranohen as në shtet, por as në shoqëri vetëm se kanë një identitet ndryshe, kanë një orientim seksual ndryshe diskriminohen kur vjen puna e punësimit, qasjes në institucionet publike, qasjes në shërbime shëndetësore dhe kështu me radhë. Mirëpo çka është shumë e rëndësishme edhe siguria e personave LGBT në Kosovë nuk është e mjaftueshme për shkak që ata nuk ndihen të sigurtë dhe të lirë që të dalin lirshëm dhe të ekspozohen identitetin e tyre, orientimin e tyre seksual për shkak të mos pranueshmërisë që akoma është shumë e madhe në shoqërinë tonë, mirëpo edhe në shtet. Kur vjen puna te qasja në edukim, fëmijët, personat LGBT të rinjt e të rejat që i takojnë komunitetit LGBT nuk janë të lirë që të shprehin identitetin e tyre në klasë, në shkollë përgjithësi për shkak të mos pranueshmerisë, për shkak të stigmës që hala ekziston dhe për shkak të diskriminimit, por edhe për shkak të mos-krijimit të kushteve që iu ofron atyre siguri që të jetojnë të lirshëm ashtu si ata janë”, tha ajo.

Shabiu tutje shprehet se Kosova ka kornizë kushtetuese dhe ligjore sa i përket të drejtave të këtij komuniteti, mirëpo implementimi dhe respektimi vazhdon të jetë problematikë.

“Shteti jonë ka një kornizë kushtetuese, një kornizë ligjore mjaftë të arrirë sa i përket të drejtave të njeriut duke e përfshirë këtu mbrojtjen dhe respektimin e personave LGBT në kushtetutën tonë identiteti gjinor, orientimi seksual janë si kategori të mbrojtura nga diskriminimi është edhe një seri e të drejtave të cilat iu sigurohen gjithë qytetarëve pa dallim, duke i përfshirë edhe personat LGBT-i. Mirëpo ajo çka e shohim ne vazhdimisht si problematikë është implementimi ose respektimi i të drejtave kushtetuese. Mandej edhe respektimi i ligjeve që ekzistojnë në fuqi. Ne e kemi ligjin për mbrojtjen nga diskriminimi, ligji për barazi gjinore, mirëpo edhe ligjet e tjera që e garantojnë të drejtën për mos tu diskriminuar në bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor. Pra problemi kryesor sa i përket kësaj mospranueshmërisë ose mos përmirësimit të situatës është padyshim një prej elementeve kryesore mos implementimi i ligjeve, mos respektimi i ligjeve edhe mos ndëshkueshmëria, pra ekziston akoma një kulturë e pranueshmërisë së diskriminimit që ju bëhet personave LGBT. E shohim në institucionet publike ku shumë herë personat LGBT kanë shkuar për të raportuar raste të ndryshme, vetëm se janë prezantuar si persona LGBT rastet e tyre nuk janë trajtuar në mënyrë profesionale. Sidomos kur ka pas raste të dhunës së ushtruar, dhunë fizike ndaj tyre ose ndonjë dhunë tjetër. Në këto raste personat LGBT rastet e tyre nuk janë trajtuar me seriozitet dhe profesionalizëm nga policia. Është kjo mendësia edhe patriarkale që ekziston në institucionet ose nga ata dhe ato që punojnë në institucionet tona shtetërore që nuk i pranojnë këta persona. Mirëpo çka është shumë shqetësuese që nuk e respektojnë kushtetutën, nuk i respektojnë ligjet në fuqi në Kosovë dhe për këtë nuk kemi kurrfarë ndëshkime, kurrfarë masa qëmerren për këta që e shkelin kushtetutën dhe i shkelin ligjet.


Shabiu thotë se draft kodi civil është diskriminues dhe përjshatues për personat LGBTI.

“E kemi një përpjekje për të krijuar një draft kod civil, i cili është diskriminues dhe përjashtues për personat LGBT-i për shkak që nuk e rregullon martesën në mënyrë të barabartë për të gjithë qytetarët, padallime orientimit të tyre seksual, pa dallim identiteteve gjinore dhe pa dallim gjinisë. Me një anë e kemi kushtetutën e cila garanton të drejtën në martese dhe të drejtën në familje për gjithë personat, pra nuk përcakton gjini dhe në anë tjetër e kemi ligjin e familjes që e definon martesën si bashkim mes gruas dhe burrit. Mirëpo tash e kemi edhe një akt tjetër ligjor që po synohet të hy në kornizën legjislative të Kosovës, duke e diskriminuar një pjesë ose një grup edhe ashtu shumë të cenueshëm në shoqërinë tonë, duke mos ja garantuar një të drejtë themelore siç është e drejta në martesë dhe e drejta për të krijuar familje. Si organizatë bashkë edhe me organizatat tjera vazhdimisht e kemi kundërshtuar këtë duke u thirr në kushtetute, mirëpo edhe në dokumentet e tjera ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Ajo çka kemi pa edhe ajo çka e kemi marr si feedback nga përfaqësues të ndryshëm të institucioneve publike është që kjo çështje mund të rregullohet me vonë. Ne kemi pas edhe gjuhe të urrejtjes ndaj personave LGBT pikërisht në seancën kur është diskutuar draft kodi civil dhe kur është diskutuar me mjaftëurrejtje çështja e martesës në mes të personave LGBT ose personave të seksit të njëjtë. Për neve kjo është shumë shqetësuese, pra kemi përfaqësuese të shtetit, kemi institucione shtetërore që në rend të parë nuk e respektojnë kushtetutën edhe nuk i respektojnë të drejtat e njeriut, nuk ndërmarrin veprime që shkojnë në përputhje me standardet e të drejtave të njeriut. Krejt ajo çka e kemi parë është që janë thirrur në mendime personale, në qëndrime personale, kur kjo nuk është ajo çka këta zyrtare shtetërore, këta përfaqësues shtetëror duhet të bëjnë. Në radhë të pare duhet të betohen dhe duhet ta mbrojnë kushtetutën e kushtetuta i mbron gjithë qytetarët pa dallim orientimi seksual.”, tha ajo. /Lajmi.net/