E kryer, Insigne në verë bëhet lojtar i Torontos

Toronto ka arritur marrëveshje me sulmuesin e Napolit, Lorenzo Insigne për transferimin në verë si agjent i lirë.

Sport

04/01/2022 15:08

Kapiteni i “Napolitanëve” do largohet nga “Diego Maradona” që t’i bashkohet Toronots, me të cilët do nënshkruajë kontratë pesëvjeçare e gjysmë, transmeton lajmi.net.

Isigne ka pranuar propozimin e Torontos, derisa në ditët e ardhshme do e nënshkruajë kontratën.

Këtë e ka konfirmuar edhe eksperti i transferimeve Fabrizio Romano që thotë se çdo gjë është kompletuar.

Ndërkohë, Napoli nuk do bëjë ndonjë ofertë tjetër në përpjekje për t’ia ndryshuar mendjen./Lajmi.net/