E kryer, Chilwell është lojtar i Chelseat

Më në fund është gjithçka pranë finalizimit. Ben Chilwell mund të quhet lojtar i Chelseat. Krejt çka ka mbetur është zyrtarizimi.

Sport

21/08/2020 20:35

The Atletic ka raportuar se marrëveshja mes të dyja klubeve më në fund është arritur, dhe mbrojtësi anglez ka përfunduar testet mjekësore te Blutë.

Transferimi i 23-vjeçarit do t’i kushtojë Chelsea hiq më pak se 50 milionë funte.

Frank Lampard prej kohësh e ka identifikuar Chilwellin si një nga përforcimet më të nevojshme për sezonin e ri.

Kujtojmë se skuadra londineze tashmë ka transferuar Hakim Ziyech dhe Timo Werner. /Lajmi.net/