E kritikonte qeverinë Kurti për shoqëri me “oligarkët”, Arben Vitia e bën këshilltare politike gruan e Hysen Durmishit

Mirjeta Durmishi, gruaja e ish-zëvendësministrit, Hysen Durmishi, është emëruar këshilltare politike e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia. Këtë e ka bërë vetë publike Mirjeta Durmish me anë të një postimi duke falënderuar kryeministrin Kurti dhe ministrin Vitia, transmeton lajmi.net. “Faleminderit kryeministër Kurti! Faleminderit ministër Vitia! Jam e nderuar, që nga sot, të jem këshilltare politike…

21/07/2026 16:08

Mirjeta Durmishi, gruaja e ish-zëvendësministrit, Hysen Durmishi, është emëruar këshilltare politike e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.

Këtë e ka bërë vetë publike Mirjeta Durmish me anë të një postimi duke falënderuar kryeministrin Kurti dhe ministrin Vitia, transmeton lajmi.net.

“Faleminderit kryeministër Kurti! Faleminderit ministër Vitia! Jam e nderuar, që nga sot, të jem këshilltare politike e ministrit më të suksesshëm të Qeverisë së Kosovës z. Arben Vitia.”, shkroi ajo në postimin e saj.

Mirjeta Durmishi është shumë e zëshme në Facebook me postime pro kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Por, ajo nuk i ka kursyer as kritikat e sulmet edhe ndaj zyrtarëve të VV-së që si kanë pëlqyer. Një nga figurat që e ka sulmuar është Dimal Basha, ministri i Infrastrukturës, që ishte emëruar pikërisht në ministrinë ku ishte pjesë bashkëshorti i saj, Hysen Durmishi.

Mirjeta Durmishi në postimin e bërë kishte publikuar një fotografi të Dimal Bashës me pronarin e HIB Petrol.

“Unë kam mëndu që Dimali tash veq pi kafe n’zyre, pasi që e blejti aparatin e kafes, por jo, ky edhe në darka me oligarka po dilka”, kishte shkruar ajo në postimin e bërë.

Hysen Durmishi momentalisht është pa asnjë postë. Ai nuk ishte as kandidat për deputet në zgjedhjet e fundit./Lajmi.net/