E krahasoi LDK-në me “mizën”, Abdixhiku i kundërpërgjigjet Kurtit: S’jemi për t’u sharë e për t’u zhytur në moçalin e pështymave
Lideri i LDK-së, njëherësh kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se në fushatë nuk e ka ndërmend të merret me kundërkandidatët, pasi ka përpara prezantimin për punët e ardhshme. I pyetur nga gazetarët në lidhej me deklaratat e liderit të VV-së, Albin Kurti ku e krahasoi LDK-në me “mizën”, Abdixhiku tha se në këtë…
Lajme
Lideri i LDK-së, njëherësh kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se në fushatë nuk e ka ndërmend të merret me kundërkandidatët, pasi ka përpara prezantimin për punët e ardhshme.
I pyetur nga gazetarët në lidhej me deklaratat e liderit të VV-së, Albin Kurti ku e krahasoi LDK-në me “mizën”, Abdixhiku tha se në këtë fushatë primare e ka prezantimin e projekteve konkrete, e jo sharjet nga partitë e tjera.
Kreu i LDK-së ka ftuar në debat publik kryeministrin Kurti, për siç ka thënë matjen e ideve për të ardhmen.
“Nuk merremi me çështje negative në këtë fushatë, kemi përpara një obligim të madh qytetar dhe ky obligim na thërret për propozime konkrete, për ide të ardhshme se si bëhet vendi. Nuk jemi për t’u sharë e për t’u zhytur në moçalin e madh të pështymave, jemi për të prezantuar punën e ardhshme të Republikës së Kosovës, sepse na duhet t’ju shpjegojmë qytetarëve tanë se për çfarë qëndrojmë. Unë e ftoj secilin njëri që t’i përcjellë me kaq masivitet tubimet e LDK-së dhe kaq interesim, në mënyrë të kuptojmë se çfarë i pret për katër vitet e ardhshme brenda Republikës së Kosovës, e kryeministrin në ikje e ftoj edhe për ballafaqim publik e t’i masim idetë për idetë për ardhmen. Për t’u sharë i kemi disa tjerë por nuk e kam ndërmend këtë fushatë me u shajtë”, ka thënë Abdixhiku. /Lajmi.net/