E konfirmuar, tre punëtorë të vdekur e 13 të plagosur nga shpërthimi në KEK
E plotësuar: Tre persona kanë humbur jetën, ndërsa 13 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i bombolave të hidrogjenit, që ndodhi sot në orën 10:50, në një nga repartet e Bllokut 5, të Termocentralit “Kosova A”, në Obiliq.
Lajme
Lajmin për vdekjen e tre punëtorëve e ka konfirmuar Berat Rukiqi, kryetar i Bordit në Korporatën Energjetike të Kosovës dhe drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, i cil ka deklaruar se është ftuar si ekspert i mjekësisë ligjore për të bërë ekspertizën e personave të vdekur.
Në Qendrën Klinike Universitare, ndërkohë janë shtruar 14 persona të plagosur, që të gjithë jashtë rrezikut për jetën.
Termocentrali “Kosova A” është planifikuar të mbyllet në vitin 2017, në përpjekje për të ripërtërirë sistemin e vjetruar energjetik, ndërkohë është paralajmëruar ndërtimi i një termocentrali të ri.
Për shkak të kësaj ngjarjeje tragjike, partitë politike në Kosovë kanë pezulluar ditën e fundit të fushatës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat pritet të dielën më 8 qershor, edhe pse është paralajmëruar mundësia e shtyrje së tyre nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Më poshtë mund të lexoni emrat e personave të lënduar nga shpërthimi:
1-Naim Hajrizi, 1978, Prishtinë
2-Bashkim Kutllovci, 1950, Prishtinë
3-Bashkim Tanaj, 1968, Obiliq
4-Nyredin Dardhishta, 1985, Kaqanik
5-Izet Dedinca, 1969, Lajthisht-Obiliq
6-Mentor Avdyli, 1979, Dobroshevc Drenas
7-Besim Elezi, 1977, Mihhaliq – Obiliq
8-Elmza Hoxha, 1956, Miradi e ulet – Fushë Kosovë
9-Shemsi Klinaku, 1975, Obiliq
10-Besim Krasniqi, 1974, Obiliq
11-Rrahman Alshiqi, 1953, Obiliq
12-Hamdi Kutllovci, 1954, Prishtinë
13-Ali Kutllovci, 1950, Prishtinë
——————————————————————–
Shpërthim në Kosova A, tre të vdekur, 14 të plagosur dërgohen në QKU (Video)
Rreth orës 11:00 të ditës së sotme ka ndodhur një shpërthim i madh në Termocentralin A, Blloku 5, në Obiliq, ku jozyrtarisht merret vesh se tre punëtorë kanë humbur jetën, ndërsa 13 të tjerë janë lënduar dhe janë bartur për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare.
Zyrtarët e Qendrës Klinike Universitare nuk kanë dhënë informata nëse ka punëtorë të vdekur, por kanë informuar mediat vetëm për personat që kanë kërkuar ndihmë mjekësore në këtë qënder.
Zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu, ka thënë se deri më tani 13 persona janë shtrirë në Emergjencë, dhe se vetëm njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.
Sipas dëshmitarëve, shpërthimi është dëgjuar në një largësi prej disa kilometrash vijë ajrore.
Pas shpërthimit është vërejtur një shtëllungë pluhuri dhe tym i zi duke u përhapur në zonën ku ka ndodhur shpërthimi.
Njëri nga punëtorët i ka thënë lajmi.net, se kolegu i tij që ndodhej brenda e ka thirru në telefon, dhe se i ka thënë se tre punëtorë kanë humbur jetën në këtë shpërthim dhe disa të tjerë janë lënduar.
Momentalisht në vendngjarje janë zjarrfikësit, zyrtarë të qeverisë dhe policia, të cilët kanë rrethuar hyrjet që çojnë drejt termocentralit dhe nuk lejojnë askënd të afrohet, as gazetarët.
Për detaje të tjera do t’ju njoftojmë sapo të marrim informata të reja.
————————————————————————-
Shpërthim në njërin nga termocentralet
Para pak minutash ka ndodhur në shpërthim në njërin prej termocentraleve të Koorporates Elektroenergjetike të Kosovës, në Obiliq.
Sipas dëshmitarëve, shpërthimi është dëgjuar në një largësi prej disa kilometrash vijë ajrore.
Pas shpërthimit është vërejtur një shtëllungë pluhuri dhe tym i zi duke u përhapur në zonën ku ka ndodhur shpërthimi.
Ende nuk dihet nëse shpërthimi ka qenë i organizuar apo ka ndodhur për shkak të ndonjë prishjeje në njërin nga termocentralet.
Për hollësi do t’ju njoftojmë sapo të marrim informata të reja.