E konfirmuar: AKR do të garoj në zgjedhjet e 28 dhjetorit, si pjesë e listës së LDK-së

Aleanca Kosova e Re do të jetë pjesë e listës së LDK-së për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar kryetari i AKR-së, Vesel Makolli, i cili tha se sot ka pasur takim me liderin e LDK-së, Lumir Abdixhiku. “Po e vërtet, unë sot pasdite kisha takim me z. Abdixhiku, ku u…

Lajme

27/11/2025 17:30

Aleanca Kosova e Re do të jetë pjesë e listës së LDK-së për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar kryetari i AKR-së, Vesel Makolli, i cili tha se sot ka pasur takim me liderin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“Po e vërtet, unë sot pasdite kisha takim me z. Abdixhiku, ku u morëm vesh të jemi pjesë e listës së tyre. Vendimin e kemi marrë pas shqyrtimit të situatës aktuale politike dhe pas sugjerimeve të Presidentit tonë, z. Behgjet Pacolli.”, tha ai.

Tutje, ai shtoi se të martën do të nënshkruhet marrëveshje dhe deri atëherë do të merren vesh për detajet.

“Nënshkrimin e marrëveshjes do ta bëjmë në mënyrë ceremoniale të martën e ardhshme, deri atëherë do të merremi vesh për detajet e marrëveshjes.”, tha Makolli për lajmi.net.

LDK është në bisedime edhe me Nismën Socialdemokrate të Fatmir Limajt./lajmi.net/