E konfirmon vet Reece James – mbrojtësi i Chelsea s’do të jetë në Botëror

Reece James nuk do të jetë i gatshëm për Kupën e Botës. Mbrojtësi i krahut të djathtë, Reece James nuk do të udhëtojë me kombëtaren e Anglisë në Katar. Kampionati Botëror 2022 po afron, por James nuk ka arritur  të rikuperohet në kohë nga lëndimi i tij në gju. Vet lojtari është ai që ka…

Sport

09/11/2022 14:13

Reece James nuk do të jetë i gatshëm për Kupën e Botës.

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Reece James nuk do të udhëtojë me kombëtaren e Anglisë në Katar.

Kampionati Botëror 2022 po afron, por James nuk ka arritur  të rikuperohet në kohë nga lëndimi i tij në gju.

Vet lojtari është ai që ka konfirmuar se nuk do të jetë me ‘Tre Luanët’.

“I shkatërruar. Minutën që lëndova gjurin, e dija se kthesa për Kupën e Botës do të ishte e vështirë, por gjithmonë ndihesha sikur është e mundur. Kam punuar më fort sesa kam menduar se mund ta shtyjë veten vetëm për t’i rritur gjasat për të shkuar dhe për ta ndihmuar skuadrën. E dija që ishte rrezik, por mora rrezikun. Fat të mbarë djemve. Unë do të kthehem shpejt. Qëndroni të sigurt, ju dua”, ka shkruar James, përcjell lajmi.net.

Reece pësoi një lëndim derisa po aktivizohej me skuadrën e Chelsea. Ai s’do të jetë ylli i vetëm që do t’i mungojë Botërorit. /Lajmi.net/