E konfirmon Romano: PSG refuzoi 200 milionë euro për Mbappe

PSG zyrtarisht ka refuzuar ofertën e tretë të Real Madridit.

Sport

31/08/2021 20:48

Skuadra spanjolle ofroi 200 milionë euro për sulmuesin Kylian Mbappe, transmeton lajmi.net.

Mirëpo, presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi ka vendosur ta refuzojë, njësoi si ofertat e tjera, ngase nuk e do shitjen e Mbappes.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, zbulon se PSG nuk i është përgjigjur Realit dhe nuk mendon shitjen e Mbappes këtë verë.

Kontrata e francezit skadon pas 10 muajve./Lajmi.net/