E konfirmon Romano, Broja kalon te Southampton

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka konfirmuar se sulmuesi Armando Broja do t'i bashkohet Southamptonit.

Sport

09/08/2021 16:34

Shqiptari do jetë pjesë e ekipit të parë të Southampton duke zëvendësuar Danny Ings, që kaloi të Aston Villa javën e kaluar, transmeton lajmi.net.

Broja ka kompletuar testet mjekësore te skuadra e re dhe do huazohet për një edicion.

“Marrëveshje e kompletuar. Armando Broja kalon te Southampton në formë huazimi nga Chelsea, testet mjekësore të kompletuar, marrëveshja e plotë e arritur pas rinovimit të kontratës para disa ditëve.

Southampton tejkaloi Udinesen në garë. Tani marrëveshja është e mbyllur”, shkroi ai.

Tani, kjo do jetë aventurë mjaftë reale për shqiptarin, që edicionin e kaluar ishte i mahnitshëm te Vittese./Lajmi.net/