E konfirmon Romano, Alaba nënshkruan pjesën e parë të kontratës

Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano ka njoftuar se ylli i Bayern Munich, David Alaba ka nënshkruar pjesën e parë të kontratës së re me Real Madridi.

Sport

18/05/2021 15:22

Austriaku pas nëntë viteve te Bayern Munich do largohet si agjent i lirë për një aventurë të re, transmeton lajmi.net.

Romano ka njoftuar se pjesa e parë e kontratës është nënshkruar nga Alaba, që do t’i bashkohet “Los Blancos” në fund të edicionit.

“Pjesa e parë e kontratës për David Alaba është nënshkruar dhe kompletuar. Ai do t’i bashkohet si agjent i lirë, konfirmohet.

Njoftimi zyrtar do bëhet në fund të sezonit, kur të gjithë dokumentet do kompletohen”, shkroi ai.

Alaba do nënshkruajë kontratë katërvjeçare me vlerë 12 milionë euro për sezon./Lajmi.net/