E konfirmon presidenti i Napolit: Osimhen humb sfidën ndaj Milanit

Çerekfinalja tjetër e Ligës së Kampionëve që pritet të jetë shumë interesante, është ajo ndërmjet Milanit dhe Napolit. Të dy skuadrat italiane do të luftojnë për një vend në gjysmëfinale dhe shfaqja e parë do të zhvillohet të mërkurën në “San Siro”, sfidë në të cilën Napoli do të futet pa sulmuesin kryesor të skuadrës,…

Sport

11/04/2023 12:19

Çerekfinalja tjetër e Ligës së Kampionëve që pritet të jetë shumë interesante, është ajo ndërmjet Milanit dhe Napolit.

Të dy skuadrat italiane do të luftojnë për një vend në gjysmëfinale dhe shfaqja e parë do të zhvillohet të mërkurën në “San Siro”, sfidë në të cilën Napoli do të futet pa sulmuesin kryesor të skuadrës, Viuctor Osimhen, transmeton lajmi.net.

Ky lajm është dhënë nga presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis i cili ka thënë:

“Osimhen nuk është në gjendje të luajë në Milano, për fat të keq. Shpresojmë ta rikthejmë më së voni deri në datën 18 prill”.

Numri një napolitan, siç raporton ‘Repubblica’, i ka thënë këto fjali për disa tifozë të Napolit që takoi në Ischia.

Qendërsulmuesi i Napolit me siguri do të udhëtojë për në Milano, por ai nuk mund të përdoret nga Luciano Spalletti, i cili po mendon për zgjidhje të tjera./Lajmi.net/