E konfirmon Kida, ja kur përfundon kontratën në “On Records”

Kida është një prej artisteve më të pëlqyera të estradës.

ShowBiz

28/10/2018 15:38

Orhidea Latifi, e njohur për publikun si Kida tash e sa vite është pjesë e labelit “On Records”, shkruan lajmi.net.

Kidda ka qenë së fundi e ftuar në emisionin “Shiko kush Luan”, ku ndër të tjera është pyetur rreth largimit nga “On Records”.

Këngëtarja konfirmoi datën e largimit nga ky grup, duke thënë se kontrata e saj përfundon pas dy vitesh.

“Edhe dy vjet, përfundon kontrata, një kontratë 10 vjeçare, jam e lirë, mund të bashkëpunoj prap me ekipin që kam pas, por kontrata përfundon aty”, ka thënë Kida. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BperWU_l71i/?hl=en&taken-by=kida