E konfirmon Haradinaj: AAK në mbështetje të Arian Tahirit në garën për Mitrovicë të Jugut
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e mbështet kandidatin e PDK-së, Arian Tahirin në balotazhin për komunën e Mitrovicës së Jugut. Kështu u shpreh kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj duke thënë se njerëzit e partisë që ai drejton e përkrahin Tahirin. Haradinaj tutje tha se në nivel komunal, dega i ka duart e lira për…
 
                        Lajme
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e mbështet kandidatin e PDK-së, Arian Tahirin në balotazhin për komunën e Mitrovicës së Jugut.
Kështu u shpreh kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj duke thënë se njerëzit e partisë që ai drejton e përkrahin Tahirin.
Haradinaj tutje tha se në nivel komunal, dega i ka duart e lira për të vendosur për koalicionet që duan t’i bëjnë.
“Në nivel komunal i kanë duart e lira njerëzit tanë të vendosin për koalicion, ky është realitet i yni. Nuk vendosim emra, ata vendosin, ne i pysim çfarë oferta keni, çfarë mundësish keni, por vendimin e merr dega dhe ne e respektojmë.
“Për shembull në Mitrovicë e përkrahin Arian Tahirin njerëzit e Aleancës, diku tjetër të LDK-së”, është shprehur Haradinaj në “Debat Plus”.
 
                                                       
                                                       
                                                      