E konfirmon Edi Rama: Samiti i ardhshëm i NATO-s do të jetë në Tiranë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nga Ankaraja ka dhënë një lajm tejet pozitiv. Ai ka njoftuar se samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në kryeqytetin e Shqipërisë, pra në Tiranë, transmeton lajmi.net. “Po si thanë, nuk do të mbahet Samiti në Shqipëri, kështu thanë? Epo ka ikur ajo kohë që bënin çka të…
Lajme
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nga Ankaraja ka dhënë një lajm tejet pozitiv.
Ai ka njoftuar se samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në kryeqytetin e Shqipërisë, pra në Tiranë, transmeton lajmi.net.
“Po si thanë, nuk do të mbahet Samiti në Shqipëri, kështu thanë? Epo ka ikur ajo kohë që bënin çka të donin të tjerët me Shqipërinë. Tash Shqipëria bën atë që thotë dhe thotë atë që bën, kështu që Samiti i ardhshëm do të jetë në Tiranë”, u shpreh ai./lajmi.net/