E konfirmon edhe një studim tjetër: Koronavirusi po shkakton mpiksje gjaku

Koronavirusi mund të shkaktojë mpiksje vdekjeprurëse të gjakut, konkludoi një studim sot.

Lifestyle

30/04/2020 18:33

Mjekët irlandezë zbuluan se virusi mund të shkaktojë ‘qindra bllokime të enëve të gjakut’ në mushkëri, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Këto mpiksje më pas mund të dëmtojnë funksionin e mushkërive, për të cilën shkencëtarët thonë se është ‘padyshim’ duke shkaktuar vdekje.

Në rastse shfaqet dështimi i frymëmarrjes, Covid-19 mund të shkaktojë rënien e nivelit të oksigjenit në trup, duke i bërë tendosje organeve, të cilat përfundimisht mund të dështojnë.

Studimi pason pas raportimeve në SHBA që mpiksjet e gjakut janë ndoshta përgjegjës për një ‘sasi të madhe’ të vdekjeve të koronavirusit.

Studime të tjera kanë treguar se mpiksjet jonormale të gjakut në pacientët me virusin pandemik COVID-19 kishin një rrezik të rritur ndjeshëm ndaj sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru. /Lajmi.net/