E konfirmon edhe Drita, derbi kundër Gjilanit luhet në këtë stadium
Përmes një komunikate zyrtare, Drita e ka konfirmuar se ndeshjen ndaj Gjilanit nuk do ta luajë në Gjilan. Bëhet e ditur se Drita-Gjilani, e cila ishte paraparë të zhvillohet në Gjilani, është zhvendosur në stadiumin “Sami Kelmendi” të Lipjanit. Ky ndryshim vjen si pasojë e kushteve infrastrukturore dhe situatës së krijuar në vend gjatë ditëve…

Sport
Përmes një komunikate zyrtare, Drita e ka konfirmuar se ndeshjen ndaj Gjilanit nuk do ta luajë në Gjilan.
Bëhet e ditur se Drita-Gjilani, e cila ishte paraparë të zhvillohet në Gjilani, është zhvendosur në stadiumin “Sami Kelmendi” të Lipjanit.
Ky ndryshim vjen si pasojë e kushteve infrastrukturore dhe situatës së krijuar në vend gjatë ditëve të fundit.
Po ashtu, bëhet e ditur se ndeshja do të zhvillohet vetëm me praninë e tifozërisë vendase “Intelektualët”.
Drita dhe Gjilani përballen këtë të diele me fillim nga ora 15:00.