E konfirmon edhe Ancelotti: Casemiro do një përvojë të re, e kuptojmë vendimin e tij
Carlo Ancelotti ka folur për situatën që është duke e kaluar mesfushori Casemiro te Real Madridi. Në një konferencës së sotme, italiani, në një formë, e konfirmoi largimin e tij, duke thënë se lojtari dëshiron ta provojë një eksperiencë të re. “Kam folur me Casemiron. Ai dëshiron një eksperiencë të re. E kuptojmë vendimin e…

Sport
Carlo Ancelotti ka folur për situatën që është duke e kaluar mesfushori Casemiro te Real Madridi.
Në një konferencës së sotme, italiani, në një formë, e konfirmoi largimin e tij, duke thënë se lojtari dëshiron ta provojë një eksperiencë të re.
“Kam folur me Casemiron. Ai dëshiron një eksperiencë të re. E kuptojmë vendimin e tij”, tha prerazi tekniku, shkruan Fabrizio Romano.
Braziliani me shumë gjasë do të jetë lojtari i ri i Manchester United.
Shuma e këtij transferimi pritet të jetë diku rreth 70 milionë euro. /Lajmi.net/