E konfirmon drejtori i Eintracht: Jovic do huazohet deri në verë

Einchrat Frankfurt ka konfirmuar se sulmuesi i Real Madridit, Luka Jovic do rikthehet në formë huazimi.

Sport

13/01/2021 08:11

Jovic nuk është pjesë e projektit të Zinedine Zidane dhe ka lejen e klubit që të largohet këtë muaj, përcjellë lajmi.net.

Edhe pse Milani ka shprehur interesim gjatë verës së kaluar, lojtari vendosi t’i bashkohet ish klubit.

“Luka Jovic është afër të huazohet deri në verë. Duhet të bëjmë edhe disa gjëra, siç është testet mjekësore. Sapo të bashkohemi, ai do rikthehet tek ne”, tha drejtori sportiv i klubit gjerman, Fredi Bobic.

Einchrat Frankfurt e shiti Jovicin të Real Madridi për 63 milionë euro në qershorin e vitit 2019, por nuk ia doli të tregojë kualitetin./Lajmi.net/