E goditi me top tifozen, Mbappe i ofron ndihmë

Kylian Mbappe ka treguar zemërgjerësinë e tij në ndeshjen e djeshme ndaj Strasbourg. Mbrëmë ylli i PSG-së teksa ishte duke bërë gjuajtje përpara fillimit të ndeshjes goditi me top një tifoze. Goditja e tij ishte e fuqishme, pasi i shkaktoi gjakderdhje në hundë vajzës, përcjellë lajmi.net. Megjithatë, ylli francez menjëherë shkoi te ajo e mori…

Sport

28/05/2023 13:38

Kylian Mbappe ka treguar zemërgjerësinë e tij në ndeshjen e djeshme ndaj Strasbourg.

Mbrëmë ylli i PSG-së teksa ishte duke bërë gjuajtje përpara fillimit të ndeshjes goditi me top një tifoze.

Goditja e tij ishte e fuqishme, pasi i shkaktoi gjakderdhje në hundë vajzës, përcjellë lajmi.net.

Megjithatë, ylli francez menjëherë shkoi te ajo e mori në bankë rezervë, duke i ofruar kështu ndihmë asaj.

Më pas Mbappe ia dhuroi edhe fanellën asaj.

Kujtojmë që PSG mbrëmë barazoi, por u shpall kampion në Ligue 1./Lajmi.net/