E goditi fizikisht një punëtor të sigurimit, arrestohet i dyshuari në kryeqytet
Policia e Kosovës bënë të ditur se një rast i lëndimit të rëndë trupor ka ndodhur në Prishtinë. Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje në rrugën “Xhorxh Bush” në kryeqytet. “Është raportuar se në një lokal, ka ndodhur një mosmarrëveshje mes punëtorit të sigurimit dhe të dyshuarit mashkull kosovar, ky i fundit ka goditur fizikisht…

Lajme
Policia e Kosovës bënë të ditur se një rast i lëndimit të rëndë trupor ka ndodhur në Prishtinë.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje në rrugën “Xhorxh Bush” në kryeqytet.
“Është raportuar se në një lokal, ka ndodhur një mosmarrëveshje mes punëtorit të sigurimit dhe të dyshuarit mashkull kosovar, ky i fundit ka goditur fizikisht viktimën të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Sipas policisë viktima në vetëmbrojtje ka përdor një sprej kundër të dyshuarit.
Më tej thuhet se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.