E godi këmbësorin me veturë dhe u largua, Policia arreston të dyshuarin që shkaktoi aksidentin në Davidovc
Më 4 shkurt të këtij viti, rreth orës 18:25, në rrugën magjistrale Shtime-Lipjan, saktësisht në fshatin Davidovc ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident, një automjet ka goditur me veturë një këmbësor, dhe shoferi i këtij automjeti është larguar në drejtim të panjohur. Policia ka njoftuar se këmbësori i lënduar ishte i moshës 46…
Lajme
Më 4 shkurt të këtij viti, rreth orës 18:25, në rrugën magjistrale Shtime-Lipjan, saktësisht në fshatin Davidovc ka ndodhur një aksident trafiku.
Në këtë aksident, një automjet ka goditur me veturë një këmbësor, dhe shoferi i këtij automjeti është larguar në drejtim të panjohur.
Policia ka njoftuar se këmbësori i lënduar ishte i moshës 46 vjeçe, dhe ka pranuar tretman mjekësor në QMF në Shtime, pastaj në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtejmë mjekësor në QKUK, nga ku është liruar dhe është jashtë rrezikut për jetë.
“Në vendin e aksidentit menjëherë kanë dalë patrullat e stacionit policor në Shtime, patrulla e Njësisë së Komunikacionit Rrugor, si dhe hetuesit e aksidenteve. Në mbështetje të identifikimit të shoferit të automjetit, në rast janë angazhuar edhe hetuesit nga Sektori Rajonal i Hetimeve”, ka njoftuar Policia.
Pas hetimeve, Policia ka arritur të identifikoj të dyshuarin, një 41 vjeçar, që po voziste veturën VW Golf, ngjyrë e zezë, me targa vendore.
“Sot, me datën 09.02.2026 i dyshuari është intervistuar nga hetuesit policorë të aksidenteve dhe me vendim të prokurorit të shtetit, është liruar në procedurë të rregullt për hetime të mëtejme, për veprën penale “Shkaktim i aksidentit të trafikut me lëndime trupore””, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: