E gjithë vëmendja te City – Reali u jep pushim në vikend Benzemas dhe Modricit
Luka Modric dhe Karim Benzema nuk do të paraqiten në ndeshjen ndaj Espanyolit në kuadër të La ligas.

Sport
Të dy lojtarët, që konsiderohen ndër më të rëndësishmit te “Los Blancos”, do të lihen në pushim për të qenë 100 për qind të gatshëm ndaj Manchester Cityt, transmeton lajmi.net.
Ndeshja e parë në mes të tyre përfundoi me rezultat 4-3 në të mirë të “Qytetarëve”, por ende gjithçka mbetet e hapur.
Ndeshja kthyese Real Madrid – Manchester City do të luhet të mërkurën e javës së ardhshme, më fillim nga ora 21:00, në “Santiago Bernabeu”. /Lajmi.net/