E gjithë java me temperatura të larta

Moti i nxehtë do të vazhdojë gjatë gjithë javës. Të enjten pritet të ketë riga lokale shiu, por as ato nuk do të ndikojnë shumë në uljen e temperaturave.

Lajme

28/07/2015 12:37

“Prishtina Weather” parashikon se ditëve të ardhshme do të vazhdoj edhe më tutje të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë, transmeton lajmi.net.

Nga e enjtja gjatë orëve të mbrëmjes dhe të premten vende-vende priten mundësi për riga lokale shiu dhe bubullima.

Temperaturat maksimale do të jenë në rritje graduale nga 33C deri në 35C, e të premten do të zbresin lehtë në 30C, për tu ngritur të shtunën sërish deri në 34C. Temperaturat minimale do të luhaten nga 18C deri 19C. Era do të fryejë drejtimesh të ndryshme nga 1-7m/s. /lajmi.net