E gjen në listën e votimit nënën që vdiq para 6 vjetësh (Video)
Procesi zgjedhor për kryetar të Komunës në Drenas po përcillet me parregullsi. Një qytetar ka reaguar, pasi që kishte parë emrin e nënës së tij e cila i kishte vdekur vite më parë.

Lajme
Enver Lulaj ka treguar për Ekonomia Online se gjatë kohës sa po votonte kishte parë emrin e nënës së tij, e cila ka vdekur 6 vjet më parë.“Kur e pash emrin e nënës, kështu që nëna ka vdekur qe 6 vjet, kjo është e tepërt dhe për atë reagova”, tha ai.
Ai gjithashtu tha se kjo nuk është hera e parë që sheh emrin e nënës së tij. Ky qytetar ka treguar se herëve të tjera kishte ndodhur të shihte edhe nënshkrimin e saj, raporton Ekonomia Online.
Kurse Shefqet Bytyqi, menaxher i pikës së votimit në shkollën “Rasim Kiçina”, ka thënë se ky është rasti i parë që po dëgjon një për një gjë të tillë. I pyetur se a janë pastruar listat, ai tha se kjo çështje i takon Komisionit Qendror Zgjedhor dhe jo menaxherëve të qendrave të votimit.