E fundit: Ukraina dhe Rusia arrijnë marrëveshje në Stamboll, do të shkëmbehen 1 mijë të burgosur

Ukraina dhe Rusia kanë arritur një marrëveshje gjatë bisedimeve në Stamboll. Dy palët janë pajtuar që në ditët në vazhdim të shkëmbehen nga 1 mijë të burgosur, shkruan lajmi.net Lajmin e ka konfirmuar kreu i delegacionit të Rusisë, Vladimir Medinsky, raporton BBC. Ai është shprehur i kënaqur me bisedimet sot dhe është i gatshëm që…

Bota

16/05/2025 16:45

Ukraina dhe Rusia kanë arritur një marrëveshje gjatë bisedimeve në Stamboll.

Dy palët janë pajtuar që në ditët në vazhdim të shkëmbehen nga 1 mijë të burgosur, shkruan lajmi.net

Lajmin e ka konfirmuar kreu i delegacionit të Rusisë, Vladimir Medinsky, raporton BBC.

Ai është shprehur i kënaqur me bisedimet sot dhe është i gatshëm që të vazhdoj kontaktet.

Nga ana e Ukrainës kanë kërkuar bisedime direkte mes Zelenskyt dhe Putinit. Po ashtu dy delegacionet janë pajtuar që të prezantojnë nga një vizion për një armëpushim të mundshëm./lajmi.net/