E famshme falë të pasmeve

Jen Selter, nga New York City, është bërë sensacion në internet, pasi postoi fotografi duke pozuar gjatë ushtrimeve të saj në palestër. 20 vjeçarja, e entuziazmuar pas fitnessit, është bërë aq e famshme, sa që i ka thënë gazetës New York Post se e përshëndesin dhe e njohin kudo që shkon. Selter, e cila kishte…

Lifestyle

04/01/2014 13:33

Jen Selter, nga New York City, është bërë sensacion në internet, pasi postoi fotografi duke pozuar gjatë ushtrimeve të saj në palestër. 20 vjeçarja, e entuziazmuar pas fitnessit, është bërë aq e famshme, sa që i ka thënë gazetës New York Post se e përshëndesin dhe e njohin kudo që shkon.

Selter, e cila kishte nisur t’i postonte fotografitë në maj të vitit 2012, tashmë ka më shumë se 1.3 milion ndjekës në Instagram. “Unë jam e njohur kudo që jam. Unë nuk shkoj më në palestër publike, sepse ka shumë njerëz kur unë jam atje. Nuk dua të më shikojnë”, ka thënë ajo.

Prapanica e saj tërheqëse ia ka rritur famën dhe ajo mund të fitojë shumë para falë këtij ‘aseti’. Selter ëndërron që në të ardhmen ta krijojë një linjë të saj të veten të veshjeve. Krahas lëvdatave, ajo ka marrë edhe kritika.

Selter tregon se kishte njerëz që pyesnin nëse të pasmet e saj ishin reale apo jo. Ajo insiston se i vetmi intervenim që e ka bërë ndonjëherë, ishte ai në hundë, kur ishte adoleshente.

Ajo shton se, vetëm falë ushtrimeve, e ka ndërtuar një trup impresionues siç mund ta shihni në këto fotografi, me ç’rast ka fituar miliona fansa, meshkuj dhe femra. “Të pasmet tuaja janë muskujt më të mëdhenj që keni. Ka disa mënyra që t’i forconi ato dhe t’ua rregulloni formën”, përfundoi 20 vjeçarja, e cila synon të jetë inspirim për njerëzit tjerë që të jenë në top formë.