E diela e kobshme- Tre persona vdiqën në rrethana të ndryshme mbrëmë
E diela e javës që lamë pas ishte e kobshme. Tre persona humbën jetën në rrethana të ndryshme brenda 24 orëve. Fillimisht në fshatin Kçiq i Madh në Mitrovicë një 18-vjeçar rreth orës 18:40 është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Mitrovicës. Kurse pak orë më vonë në Bresje të Fushë Kosovë, një këmbësor…
Lajme
E diela e javës që lamë pas ishte e kobshme.
Tre persona humbën jetën në rrethana të ndryshme brenda 24 orëve.
Fillimisht në fshatin Kçiq i Madh në Mitrovicë një 18-vjeçar rreth orës 18:40 është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Mitrovicës.
Kurse pak orë më vonë në Bresje të Fushë Kosovë, një këmbësor humbi jetën pasi u godit nga një veturë.
Sipas Policisë së Prishtinës, vdekja e viktimës është konstatuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor, ndërsa me rastin po merret njësiti rajonal i trafikut.
Ndërsa në Prizren një burrë 44-vjeçar vdiq po ashtu pas lëndimeve të rënda që kishte marrë pasi kishte rënë nga lartësia./Lajmi.net/