E dhimbshme: Zjarrfikësi Gani Salihu lëndohet gjatë intervenimit në Ferizaj – Rrezikoi jetën për të shpëtuar të tjerët
Një zjarrfikës ka mbetur i lënduar gjatë një intervenimi për shuarjen e një zjarri në Ferizaj. Bëhet fjalë për zjarrfikësin Gani Salihu, i cili, sipas informacioneve të para, ka pësuar lëndime trupore teksa po përpiqej të shpëtonte qytetarë nga një situatë e rrezikshme, transmeton lajmi.net Ngjarja ka prekur opinionin publik, ndërsa në rrjetet sociale janë…

Lajme
Një zjarrfikës ka mbetur i lënduar gjatë një intervenimi për shuarjen e një zjarri në Ferizaj.
Bëhet fjalë për zjarrfikësin Gani Salihu, i cili, sipas informacioneve të para, ka pësuar lëndime trupore teksa po përpiqej të shpëtonte qytetarë nga një situatë e rrezikshme, transmeton lajmi.net
Ngjarja ka prekur opinionin publik, ndërsa në rrjetet sociale janë publikuar edhe pamje të momentit kur Salihu ndodhej në vijën e parë të rrezikut, duke u përpjekur me përkushtim dhe guxim për të shpëtuar jetë njerëzish.
Zjarrfikësi Salihu është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor dhe gjendja e tij shëndetësore është nën përcjellje nga ekipet mjekësore./lajmi.net/