E dhimbshme: Gjendet i vdekur i riu që u raportua i zhdukur në Malet e Pashtrikut
Është gjetur i vdekur i riu i cili ishte raportuar i zhdukur tash e disa ditë në Malet e Pashtrikut. Gjetjen e 27 vjeçarit për Lajmi.net e ka konfirmuar Benjamin Avdullahi zyrtar për media i Shoqatës së Kërkim Shpëtimit të Kosovës. Po është gjetur informacionet janë të sakta”, tha ai për lajmi.net. Kujtojmë se Ajet…

Lajme
Është gjetur i vdekur i riu i cili ishte raportuar i zhdukur tash e disa ditë në Malet e Pashtrikut.
Gjetjen e 27 vjeçarit për Lajmi.net e ka konfirmuar Benjamin Avdullahi zyrtar për media i Shoqatës së Kërkim Shpëtimit të Kosovës.
Po është gjetur informacionet janë të sakta”, tha ai për lajmi.net.
Kujtojmë se Ajet Lleshi ishte shpallur i zhdukur nga familja që nga e diela e kaluar.
Në kërkim të tij ishin angazhuar shumë forca policore, banorë të zonës, por edhe ekipe të kërkim shpëtimit nga Kosova.
Po ashtu në operacionin e kërkimit ishin përdorur edhe dronë edhe helikopterë./Lajmi.net/