E dhimbshme: Davies i Bayern lëshon stërvitjet, ka probleme me zemrën pas infektimit me Covid

Një nga mbrojtësit më të mirë të krahut të majtë aktualisht në futboll, Alphonso Davies, është liruar nga stërvitjet e Bayern Munich.

Sport

14/01/2022 13:45

Kanadezit i janë shfaqur disa probleme me zemrën dhe si pasojë nuk do të stërvitet me skuadrën bavareze, përcjell lajmi.net.

Lojtari ka inflamacion të lehtë në zemër dhe do të jetë jashtë për disa javë.

21 vjeçari nuk luan me Bayern që nga 17 dhjetori, kur rezultonte pozitiv me Covid-19.

Trajneri i Bayern, Julian Naglesmann ka konfirmuar gjendjen e lojtarit dhe ka thënë se problemi në zemër lidhet me infektimin me Covid-19. /Lajmi.net/