E dhimbshme, Ake: Dje disa minuta pasi shënova, babai im vdiq
Mbrojtësi i Manchester Cityt, Nathan Ake ka treguar historinë e dhimbshme për vdekjen e babait.
Sport
Ake dje ishte ndër realizatorët në fitoren e thellë të Man Cityt ndaj RB Leizpigut, shkruan lajmi.net.
Holandezi përmes një postimi në Instagram zbuloi se pak minuta pasi realizoi golin e parë në Ligën e Kampionëve, babai i tij ka ndërruar jetë, që ishte i sëmurë nga një sëmundje e rëndë që disa javë.
“Javët e fundit kanë qenë më të vështirat në jetën time, babai ka qenë shumë i sëmurë dhe nuk kishte mundësi tjera për shërim. Isha më fat që kisha shumë mbështetje nga e fejuara, familja dhe miqtë.
“Dje, pasi vështirësive shënova golin e parë në Ligën e Kampionëve dhe disa minuta më pas ai ndërroi jetë pranë nënës dhe vëllait që ishin afër. Ndoshta ishte shkruar kështu, të më shikonte duke luajtur e bënte krenar dhe të lumtur”.
View this post on Instagram
“E di që do jesh gjithmonë me mua, do jesh gjithmonë në zemrën time dhe kjo është për ty baba”, shkroi ai./Lajmi.net/