E dëshiron vetëm Realin – Tchouameni refuzon tri oferta ndaj PSG

Aurelien Tchouameni i ka refuzuar tri oferta të Paris Saint Germain për një kalim të mundshëm në këtë afat kalimtar.

Sport

01/06/2022 18:05

Mesfushori e dëshiron vetëm Real Madridin, andaj një transferim i tij te “Los Blancos” është  i pashmangshëm.

Futbollisti shkëlqeu në sezonin e fundit për Monacon, e për rrjedhojë ngjalli interesin e shumë skuadrave, transmeton lajmi.net.

Parisienët u futën në garë së voni, për t’i rivalizuar madrilienët në garë për shërbimet e francezit.

Gjithsesi, kampionët e Francës duket se kanë shumë pak gjasa për ta transferuar lojtarin. /Lajmi.net/