E dehur jam, këmbët s’më mbajnë

Modelja e famshme, Kate Moss, e gjen London Fashion Week të vështirë për t’u argëtuar. Mbrëmë, ajo u pa në një gjendje tej mase të dehur. Asaj, thjesht, kështu i pëlqen.

ShowBiz

16/09/2013 10:54

Edhe modelja me famën më të madhe në Britani ka nevojë për syze dielli të mëdha për të mbuluar fytyrën e saj ndonjëherë.

Kate Moss ruan reputacionin e modeles që pëlqen të argëtohet shumë në mbrëmje të ndryshme, ku mbrëmë ishte prezente në London Fashion Week dhe është parë në një gjendje shumë të dehur.

Më vonë, 39 vjeçarja shfaqet me nje makijazh jo aq të mirë për të mbuluar sytë e saj të lodhur. Por, pavarësisht dukjes së saj, ajo mori veten dhe buzeqeshte gjatë tërë kohës ku ishte ulur në radhën e parë te pasarelës.