E dashura turke e Mesut Ozil i bën atij dedikim romantik
Amine Gulse dhe Mesut Ozil prej kohësh kanë bërë publike lidhjen e tyre.
ShowBiz
Dyshja janë bashkë në pothuasje çdo vend, kurse Amine është shumë shpesh e pranishme në stadiumet ku luan i dashuri i saj, shkruan lajmi.net.
Së fundi, aktorja turke ka publikuar një fotografi përkrah tij, shkrepur nga pushimet, kurse i dedikoi atij disa fjalë plot dashuri.
“Dashuria e jetës time”, ka qenë mbishkrimi që Amine i la fotos me futbollistin Mesut Ozil.
Kujtojmë që krahas sukseseve të Ozil si futbollist, e dashura e tij është emër shumë i kërkuar në kinematografinë turke. /Lajmi.net/