E dashura e Ronaldos bën të gjithë ta kthejnë kokën nga ajo në festivalin e Kanës

E dashura e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez mori vëmendje me fustan të zi, me pjesëmarrjen e saj në Kanë.

ShowBiz

22/05/2019 13:00

E dashura e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, shfaqi figurën e saj të pabesueshme në një fustan të zi në premierën e “Once Upon A Time In Hollywood”, të martën, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Modelja spanjolle, 25-vjeç, dukej mahnitëse teksa arriti në qilimin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë.

Georgina kishte veshur një fusran të zi, me të cilin kishte theksuar format trupore.

Georgina është në lidhje me futbollistin Cristiano, 34 vjeç, tash e sa vite, dhe çifti kanë bashkë një vajzë njëvjeçare, të quajtur Alana Martina.

Ish-shitësja e dyqaneve, e lindur nga një nënë spanjolle dhe babai argjentinas, po rrit gjithashtu dy binjakët e Cristianos, Eva dhe Mateo si dhe djalin tetë vjeçar Cristianinho.

Festivali i Filmit në Kanë të vitit 2019 po zhvillohet në Palais des Festivals deri më 25 maj. /Lajmi.net/