E çuditshme: Majlinda mbetet pa medalje në ‘Grand Prix 2019’

Majlinda Kelmendi ka mbetur pa medalje në ‘Grand Prix 2019’ që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Lajme

12/07/2019 18:14

Kampionia olimpike është befasuar nga spanjollja Ana Perez Box, duke u mposhtur në luftën për medaljen e bronztë në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Majlinda e nisi mirë këtë sfidë, duke e dominuar spanjollen e re, e cila falë një gabimi të kosovares, ktheu sfidën në favor të saj.

Kjo ishte humbja e dytë e Majlindës në këtë turne, pas asaj në gjysmëfinale nga japonezja Chishima Maeda./Lajmi.net/