E bën ‘kërsh’ super-veturën vetëm një ditë pasi e bleu (Foto)
Super-vetura McLaren P1 është shkatërruar pothuajse e tëra vetëm një ditë pasi që u ble.
Auto & Tek
Pas një aksidenti që në të vërtetë ishte një incident fatkeq gjatë frenimit, kjo është ndoshta edhe përplasja e parë serioze që bën P1 McLaren, dhe nuk duket hiç mirë.
Aksidenti ndodhi në Dallas, Teksas, përderisa shoferi 27 vjeçar i veturës britanike e humbi kontrollin e tij në një rrugë të lagësht dhe u përplas në mbrojtëset anësore të rrugës, transmeton Lajmi.net.
Thuhet se pronari e bleu super-veturën vetëm një ditë para këtij aksidenti. Një milion dollarë të çuar dëm.