E ardhmja e Ronaldos e pasigurt te Juventusi

Sulmuesi Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Juventus.

Sport

25/06/2021 11:09

Ronaldo nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij, ai ka kontratë me ‘Bianconerët’ deri në vitin 2022, transmeton lajmi.net.

Sipas ‘Corriere dello Sport’, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” tashmë kanë filluar të shikojnë opsione për zëvendësuesin e portuguezit.

Në rast të largimit të 36- vjeçarit, Juve do të hidhet në sulm të sigurojë një ‘yll’ për sulmin e tyre, dhe emri më i përfolur është ai i Antoine Griezmann.

Përveç Grizmann, në listë janë edhe emra si: Gabriel Jesus dhe Dusan Vlahovic.

Gjiganti italian ka ide të qarta, por tregu i transferimeve është i paparashikueshëm dhe gazeta beson se gjithçka varet nga e ardhmja e Ronaldos. /Lajmi.net/