E ardhmja e Ballkanit varet nga politika e BE-së

Kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq ka vlerësuar se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor “në masë të madhe” varet nga politika e Bashkimit Evropian ndaj rajonit.

Lajme

24/11/2014 19:57

Gjukanoviq gjatë fjalës së tij në tubimin e kryeministrave të Nismës së Evropës Qendrore, që po mbahet në Vjenë, tha se BE-ja nuk duhet t’i zbusë kriteret lidhur me insistimin në sundimin e ligjit.

“Bashkimi Evropian është partneri ynë, me të cilin e ndajmë përgjegjësinë për të ardhmen e përbashkët të kontinentit evropian”,

“BE-ja nuk duhet t’i zbusë kriteret lidhur me insistimin në sundimin e ligjit”.

Në këtë aspekt, ai është shprehur se mbetja prapa “në këtë proces nuk është prodhim autokton” i Ballkanit, por pasojë e “prapambeturisë shekullore të rajonit”, transmeton REL.